Shumkush i vesh rrobat e blera pa i larë.
Nëse jeni tip që nuk i pastroni rrobat para se ti veshni në fillim, mund të jetë një shans që do ta paguani disa ditë më vonë. Një çmim i kuq dhe i dhimbshëm.
Kontakti alergjik ‘dermatiti’ është i lidhur me sistemin imunitar që reagon ndaj një alergjie në kontakt me lëkurën tuaj. Edhe pse reagimi ndaj kësaj alergjie mund të vonohet, por kur të shfaqet mund të zgjasë me javë të tëra. Zakonisht kjo alergji vjen nga ngjyra dhe kemikatet shpërndarëse të rrobave.
Duke i larë ato ju mund të largoni ngjyrën e tepërt dhe kemikatet, kështu keni ekspozim më të pak ndaj këtij reaksioni, raporton “Time Magazine”.
Nga hulumtimet e më hershme kanë gjetur se rrobat e reja përmbajnë shumë kemikate të rrezikshme që mund të qojnë edhe në sëmundje tjera më të rënda. Për këtë arsye rekomandohet që gjithmonë te i pastroni rrobat para se të i veshni për herë të parë, transmeton lajmi. net.
Përndryshe nëse keni blerë diçka dhe nuk e keni pastruar, por më pas keni vërejtur skuqje në lëkurën tuaj, është mirë të vizitoni mjekun.