Ja pse është shumë e rëndësishme të vendosim maska kur dalim në publik

16:04 | 12 June 2020

Pse është shumë e rëndësishme të vendosim maska kur dalim në publik.

Pavarësisht faktit se ashpërsia e sëmundjes që shkakton coronavirus është dobësuar, rreziku që dikush mund të pësojë edhe me humbje të jetës vazhdon. Pas lirimit të masave, numri i rasteve të reja po vazhdon të jetë i madh. Nëse secili prej nesh vendosim maska kur dalim në publik, do të ndikonim në uljen e përhapjes së virusit.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rekomandojnë, se bartja e maskave në publik, do të ndikojë shumë në zvogëlimin e përhapjes së coronavirusit, përcjell Reporteri.

“Është e qartë se vendosja e maskës, është absolutisht thelbësore për zvogëlimin e përhapjes së virusit në popullatë”, ka thënë Dr. William Schaffner, një doktor i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt.

Gjithashtu, një gjë që duhet pasur parasysh, është se maska duhet të vishet në mënyrë të saktë për të qenë efektive. Duhet të mbulohet hunda, goja dhe mjekra.

Vendosja e maskës, më shumë mbronë të tjerët se sa vetën, por nëse të gjithë dalim me maska, atëherë duke mbrojtur njëri – tjetrin, kemi mbrojtur edhe vetën. Maska më shumë mbronë të tjerët, pasi nëse një person është i infektuar, por asimptomatik, atëherë ai do ta kishte më të vështirë të infektonte personat me të cilët ka kontaktuar.

Schaffner gjithashtu thekson se maskat nuk duhet t’i japin publikut një sens të rremë të sigurisë së 100%.

“Kështu që veshja e maskës është e rëndësishme, por prapëseprapë duhet të tregoheni të kujdesshëm me distancimin shoqëror dhe higjenën e mirë të duarve”, tha ai.

Komento: