Ja pse iu refuzua Marko Gjuriqit kërkesa për vizitë në Kosovë

20:16 | 18 May 2019

Këshilltari i Behgjet Pacollit tregon pse iu refuzua kërkesa Marko Gjuriqit.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka theksuar se Kosova e respekton plotësisht marrëveshjen e Brukselit, dhe nuk do të pranojë provokime nga Beogradi dhe shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve.

Sipas Zymberajt, vizita e Marko Gjuriq është paraqitur në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit për vizita zyrtare gjatë një fundjave dhe jo gjate orarit të punës.

“Kosova respekton plotësisht marrëveshjen e Brukselit dhe nuk do të pranojë provokime nga Beogradi dhe shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve. Në të njëjtën kohë unë i bëj thirrje Serbisë të mos i bëjë presion komuniteteve në veri dhe të ndalojë frikësimin dhe kërcimin e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga regjimi në Beograd.

Zgjedhjet e së nesërmes janë një mundësi sidomos për komunitetin serb për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre demokratikë që me të vërtetë kujdesen për nevojat e popullatës lokale dhe nuk i shërbejnë bandave të veriut dhe Beogradit”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: