Në vendin tonë, po vazhdon të rritet numri i aksidenteve të trafikut.
Vetëm për 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur saktësisht 42 aksidente, 10 nga të cilat me të lënduar.
Policia e Kosovës ka shpërndarë 1337 tiketa trafiku, por si duket masat e rrepta në trafik nuk po ndihmojnë.
Vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2018 numri i të vdekurve në aksidente trafiku ishte afër 20.