Ja sa biznese aplikuan për të përfituar nga masat për shpenzimet e pagave dhe qirasë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja sa biznese aplikuan për të përfituar nga masat për shpenzimet e pagave dhe qirasë

13:31 | 15 Maj 2020

Rreth 41 mijë biznese aplikuan për të përfituar nga masat për shpenzimet e pagave dhe qirasë.

Rreth 41 mijë biznese kanë aplikuar për të përfituar nga masat që kanë të bëjnë me shpenzimet e pagave dhe qirasë, raporton Express.

Në raportin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për 100 ditëshin, thuhet se për subvencionim të pagës në vlerë prej 170 kanë aplikuar mbi 142 mijë punëtorë, derisa rreth 1 mijë e 500 të tjerë kanë aplikuar për të përfituar nga 130 euro si të larguar nga puna gjatë periudhës së pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe, thuhet se janë regjistruar si punëtorë të rinj me kontratë 1 vjeçare afër 12 mijë punëtorë, ndërkohë mbi 15 mijë punëtorë të furrave, marketeve ushqimore dhe barnatoreve kanë aplikuar për të përftuar shtesë 100 euro mbi pagë për shkak të rrezikut të shtuar të infektimit.

Sipas këtij raporti, për subvencionim të qirasë, kanë aplikuar 7 mijë e 581 biznese me gjithsej 13 mijë 599 kontrata të qirasë.

“Sa i përket realizimit të këtyre masave, deri më datë 8 maj 2020, janë aprovuar dhe paguar subvencioni 170 euro për pagë sipas masës 3a për 80,608 punonjës. Vlera totale e pagesës e realizuar në llogari të punonjësve është 13,703,360 euro”, thuhet në raportin e MFE’së.

Komento: