Ja sa dënoheni nëse ecni me rroba plazhi në qytetin e Budvës në Mal të Zi

16:06 | 09 Maj 2023

Kaq dënoheni nëse ecni me rroba plazhi në qytetin e Budvës në Mal të Zi.

Turistët dhe banorët që ecin rrugëve në zonën e qytetit të Budvës në Mal të Zi me rroba plazhi do të gjobiten me 200 euro.

Kjo është përcaktuar në Vendimin për Rendin Komunal, i miratuar në seancën e Kuvendit të Komunës së Budvës dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare në fund të muajit prill, shkruajnë mediat në Mal të Zi.

Siç thuhet më tej, gjobat janë më rigoroze krahasuar me sanksionet e parashikuara në vendimin e mëparshëm.

Me miratimin e këtij vendimi në parlamentin vendor, Budva u është bashkuar Splitit dhe Dubrovnikut, që kanë vendosur gjoba për turistët e veshur “në mënyrë të pahijshme”.

Komento: