Në Skenderaj do të ketë ndryshime.
Shumë shpejt do të bëhet zgjerimi i sheshit “Adem Jashari”, në Skenderaj.
E lidhur me këtë Kuvendi Komunal ditë më parë ka finalizuar kontratën më të re.
Fillimisht, vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 190.000,00 euro, derisa për të njëjtin tender është arritur të nënshkruhet për vlerën 179.045,64 euro, shkruan Indeksonline.
Tutje, në kontratë bëhet e ditur se tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik DELTA – CCD SH.P.K.; N.N.T. A.B.C. ; A- Z Group SH.P.K.
Ndryshe, kohëzgjatja e kontratës është për 120 ditë.