Ja sa dollarë do të paguajë Trump për murin me Meksikën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja sa dollarë do të paguajë Trump për murin me Meksikën

17:23 | 15 Shkurt 2019

Presidenti amerikan Donald Trump do të paguajë afër 8 miliardë dollarë për murin me Meksikën.

Trump po planifikon të nënshkruajë një kompromis për sigurinë kufitare të premten dhe më pas njoftoi se po përdor veprime ekzekutive duke përfshirë edhe deklarimin e emergjencës kombëtare që të shpenzojë 8 miliardë dollarë për të ndërtuar murin me Meksikën, thonë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Për momentin ky vendim do t’i jep fund një bllokimi me Kongresin. Por kjo ka mundësi të shkaktojë një mosmarrëveshje të re kushtetuese nëse

Presidenti po e tejkalon autoritetin e tij.

Lajmi fillestar i vendimit të Trump erdhi përmes Mitch McConnell, i cili tha se Trump do të nënshkruante projekt-ligjin për të shmangur mbylljen e qeverisë dhe pastaj të deklarojë një emergjencë kombëtare në të njëjtën kohë.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë thotë se Trump pritet të njoftojë se do të përdorë veprime ekzekutive për të nxjerrë një sërë burimesh financimi të administratës për të ndihmuar financimin e ndërtimit të murit të tij në kufi. Shpallja e emergjencës kombëtare pritet të jetë pjesë e kësaj, raporton CNN.

Ai konfirmoi se presidenti do të tregojë për shumën totale që do të jetë afërsisht 8 miliardë dollarë.

Për këtë demokratët mund ta çojnë çështjen në gjykatë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!