Ja sa foshnja lindën për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë

09:54 | 28 Janar 2019

72 foshnja kanë lindur për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë tri ditëve kishte 70 lindje.

Janë 72 foshnje dhe 42 i takojnë gjinisë femërore, kurse 30 gjinisë mashkullore. Një nënë lindi binjakë.

Sipas raporteve të punës, 24 lindje u kryen me operacion, ndërsa 22 gra u bënë nëna për herë të parë.

Komento: