Në kufij po vazhdojnë ende kolonat.
Në krahasim me ditën e djeshme dhe me orët e para të mëngjesit, ka rënë dukshëm fluksi nëpër kufijtë e Kosovës.
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja më e gjatë vazhdon të jetë në Merdare, shkruan lajmi.net.
Këto statistika tregojnë se në dalje të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdare qytetarët janë duke pritur 70 minuta apo një orë e 10 minuta, kurse kolona ka arritur deri në 200 metra.
Kolonë në dalje të Kosovës ka edhe te Dheu i Bardhë.
Në këtë pikë kufitare qytetarët janë duke pritur deri në 40 minuta kurse kolona ka arritur deri në 100 metra, shkruan më tutje lajmi.net.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ne hyrje të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinje pritja është 40 minuta kurse kolona ka arritur deri në 80 metra.
Kjo qendër ka bërë të ditur se nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare të tjera pritjet janë brenda suazave të normales dhe nuk janë më shumë se 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.