Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 6 tetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgatitur për zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor.
Pos shtypjes së materialeve, spreit e kështu me radhë, KQZ është përkujdesur për informimin publik që do ta bëjë për zgjedhjet.
Përshkrimi i kontratës së KQZ-së është “Informimi publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme”.
Kontrata i është besuar operatorit ekonomik “Trigger” L.L.C, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, vlera e përgjithshme e kontratës është 216 mijë e 706 euro