Ja sa i kushtuan rrobat e së premtes të Hashim Thaçit

10:54 | 09 March 2019

Hashim Thaçi krahas angazhimeve të shumta si president i vendit, ai shpesh gjenë kohë edhe për tu relaksuar.

Presidentit të vendit, Hashim Thaçi i ka kushtuar rreth 700 euro veshja e skijimit me të cilën është parë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Firma e rrobave të Thaçit, është “Salëea”, firmë gjermane e themeluar në vitin 1935 ku vetëm xhaketa presidenti i ka kushtuar rreth 400 euro.

Në faqen e shitjeve online “Amazon”, çmimi pantallonave ka kushtuar 247 euro, ndërsa syzet 26 euro.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi si duket sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka vendosur të relaksohet i vetëm në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Në faqen “Brezovica.info”, është postuar një foto e Thaçit ku shihet me veshje sportive për skijim dhe i përgatitur për të skijuar.

Mirëpo krah tij nuk shihet Zonja e Parë, Lumnije Thaçi. Nuk dihet nëse zonja Thaçi ka marr ndonjë dhuratë nga bashkëshorti i saj, presidenti Thaçi, për 8 Mars.

Kjo nuk është hera e parë që presidentin e vendit e shohim aktiv gjatë sezonit të dimrit.

Komento: