Ja sa kanë ndryshuar çmimet e derivateve për një javë në Kosovë

09:51 | 16 Tetor 2022

Kaq ndryshuan çmimet e derivateve për një javë në Kosovë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çdo ditë publikon çmimin maksimal të lejuar për naftë, benzinë dhe gas.

Ditëve të fundit ka pasur rritje të çmimit të naftës.

Prej të dielës së kaluar, çmimi i naftës është rritur për 9 centë, benzina për 1 cent, ndërsa gasi është liruar për 1 cent.

Të dielën e kaluar një litër naftë ka qenë 1.70 euro, ndërsa dje ka qenë 1.79 euro.

Sa i përket benzinës, të dielën ka qenë 1.40 euro, ndërsa dje 1.41 euro.

Për këtë të diel, MINT ende nuk i ka publikuar çmimet.

Komento: