Ja sa kohë pas infektimit nis efekti i vaksinës kundër COVID-19?

20:28 | 12 December 2020

Sa kohë pas infektimit nis efekti i vaksinës kundër COVID-19?

Efekti mbrojtës i vaksinës anti-Covid nis 15 ditë pas injektimit dhe do të zgjasë të mesatarisht një vit. Gjithashtu, edhe personat që vuajnë nga alergjitë mund të marrin vaksinën.

Vetëm në rastet kur një persona ka pasur episode të rënda nga alergjitë, duhet të konsultohet me mjekët.

Dhe protokolli i vaksinës e qartëson këtë gjë, pasi evidenton faktin se vaksina nuk duhet injektuar tek personat që kanë vuajtur nga pasoja të rënda alergjike.

Sipas ekspertëve, përsa i përket dy rasteve të verifikuara në Britani, ku dy persona patën komplikacione, në të dyja rastet ata kishin dozën e andrenalinës me vete, pasi ishin të ndërgjegjshëm për historinë e tyre klinike.

Gjithsesi mjekët sigurojnë se nëse ndiqen të gjitha rregullat dhe protokollet e vaksinës, mund të evitohen shumë gabime apo probleme.

Faza e vaksinimit masiv do të shoqërohet edhe me konsulencë spitalore në rastet delikate, si ato që u paraqitën në Britaninë e Madhe

Komento: