Ja sa maturantë kaluan afatin e dytë të Testit të Maturës

09:37 | 15 Shtator 2019

Janë publikuar rezultatet e afatit të dytë të Testit të Maturës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar dje rezultatet e provimit të afatit të dytë të maturës shtetërore të 2019-së, sipas të cilave kalueshmëria është 60.9 për qind.

Nga MASHT thonë se nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239.

“Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”, bën të ditur MAShT.

“Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Komento: