Formimi i ushtrisë së Kosovës pritet të votohet me 14 dhjetor nga kuvendi i kosovës, dhe bashkë me kompetencat e reja, kjo ushtri pritet te pajiset edhe me pajisje shtesë.
Qeveria e Kosovës, në buxhetin e vitit 2019, i ka paraparë 4 milionë euro për blerjen e autoblindave për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa, buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është 22 milionë e 208 mijë e 966 euro.
Në të njëjtin projektligj, për vitin 2020 është vlerësuar që buxheti për autoblinda për FSK-në të ulet në 3 milionë e 900 mijë e 659 euro.
Në anën tjetër, data 14 dhjetor, do të jetë dita kur është paraparë të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Gjatë dy ditëve të kaluara, FSK u pajis me 24 automjete ushtarake amerikane.
Tipi i automjeteve ushtarake me të cilat është pajisur FSK shërbejnë për ushtarë për vendosjen e armatimit të llojllojshëm për t’i arritur kapacitetet mbrojtëse ushtarake.