Ja sa mund të mungojë Rrahmani pas lëndimit

15:21 | 11 October 2022

Rrahmani i lënduar, mund të mungojë deri në tri javë.

Amir Rrahmani nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Napolin në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve.

Ekipi italian e ka mundësinë e kualifikimit në të tetën e finales së kësaj gare me një fitore eventuale ndaj Ajaxit të mërkurën mbrëma.

Klubi nga Serie A e ka konfirmuar tërheqjen muskulore në kofshën e lojtarit, i cili duhet të pushojë disa ditë, shkruan Gazeta Express.

Napoli nuk e ka specifikuar se kur do të rikthehet përfaqësuesi kosovar, i cili këtë sezon është njëri prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Luciano Spalletti.

Por, mediat italiane shkruajnë se 28 vjeçari do të mungojë së paku tri javë.

Kjo nënkupton se ai mund t’i humbasë tri ndeshjet e ardhshme të Napolit në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, kapiteni kosovar pritet të jetë gati për të tetën e finales, ku sipas të gjitha gjasave do të kalojë Napoli.

Komento: