Ja sa mund të zgjasë shërimi nga koronavirusi

14:48 | 06 Maj 2020

Virusi Corona po vazhdon të përhapet në gjithë botën.

Varësisht nga rasti, shërimi nga coronavirusi mund të zgjatë me javë, muaj apo edhe më gjatë sesa një vit, shkruan BBC.

Të sëmurët me simptoma të lehta shërohen nëpër shtëpitë e tyre kryesisht brenda një jave, por në disa raste shërimi mund të zgjat më shumë, transmeton Telegrafi.

Derisa pacienti ka temperaturë të lartë, kjo do të thotë se infeksioni vazhdon të jetë në organizëm, por kolla e pandërprerë eventuale gjatë javëve të ardhme ka një arsye për brengë, shkruan BBC.

Edhe nëse infeksioni zhduket, disa persona do të vazhdojnë të ndihen të lodhur, dhe do të kenë probleme edhe kur vishen apo përgatisin një çaj. Persona të tillë duhet të pushojnë shumë, të hanë shëndetshëm dhe të pinë shumë ujë.

Personat me simptoma të rënda, që kanë qëndruar në spital dhe i janë nënshtruar oksigjenoterapisë, do t’iu shfaqet lodhja dhe humbja e frymës me të mbërritur në shtëpi, pasi që organizimi duhet të shërohet nga ndezja dhe dëmet e shkaktuara nga virusi.

Shërimi fizik zakonisht zgjatë nga dy deri në tetë javë, por është shumë i rëndësishëm edhe shëndeti psikik, pasi që qëndrimi në spital është shqetësues për shumë, në veçanti kur nuk i viziton askush.

Për t’iu kthyer normalitetit ata kanë nevojë për ndihmë dhe bashkëbisedim me të tjerët, e ndihmë të madhe mund të japin edhe familjarët e të sëmurëve duke marrë pjesë në hobit e tyre të preferuar apo thjesht duke diskutuar me ata.

Personat me simptoma të rënda shërohen në repartin e kujdesit intensiv dhe zakonisht vendosen në respirator, kurse shërimi zgjatë nga një vit deri në një vit e gjysmë.

Përveç lodhjes, vështirësive në frymëmarrje dhe problemeve psikologjike, ekziston gjithashtu një dobësi tjetër fizike gjatë periudhës së gjatë të shërimit dhe qëndrimit në shtrat, dhe pikërisht për këtë kanë nevojë të rindërtojnë masën muskulore.

Disa prej këtyre pacientë kanë nevojë për terapi fizike, dhe është e rëndësishme që ata të bëjnë ushtrime të rekomanduara fizike.

Shumë pacientë nga repartet e kujdesit intensiv pas trajtimit vuajnë nga deliriumu, një gjendje psikike e karakterizuar nga konfuzioni dhe vështirësitë dhe përqendrimi.

Por ata nëse heqin dorë nga cigarja, pinë më pak sasi të alkoolit, ushqehen shëndetshëm, ushtrojnë dhe mbajnë një peshë të mirë trupore, sigurisht se do të shërohen më shpejtë nga coronavirusi.

Komento: