Ja sa operacione i ka kryer Klinika Neurokirurgjisë gjatë vitit 2022

11:38 | 18 Janar 2023

SHSKUK tregon sa operacione i ka kryer Klinika Neurokirurgjisë gjatë vitit 2022.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se Klinika e Neurokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2022 ka kryer 596 operacione.

Kjo nënkupton që janë kryer 97 operacione më shumë krahasuar me vitin 2021.

Sipas SHSKUK kjo klinikë ka rritur dukshëm vëllimin e punës.

”Sipas raportit të punës për vitin 2022, janë kryer 100 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2021, kurse mbi 200 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2020. Rritje e vëllinit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike. Sa i përket operacioneve, vërehet rritje e numrit të operacioneve trajtimit të Hernive Lumbo-Sacrale”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKUK-së, në vitin 2022 janë kryer 596 operacione, në vitin 2021 janë kryer 499 operacione ndërkaq në vitin 2020 gjithsej 382 sosh.

Komento: