Ja sa pacientë janë shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:18 | 03 Dhjetor 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë konfirmuar edhe 627 raste të reja me koronavirus.

Pos rasteve të reja, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 543 pacientë, përcjell ORAinfo.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784”-thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes./ORAinfo/

Komento: