Ja sa pacientë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15:16 | 01 Nëntor 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë konfirmuar edhe 337 raste të reja me koronavirus.

Pos rasteve të reja, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 91 pacientë, përcjell ORAinfo.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste”- thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 20.179./ORAinfo/

Komento: