Ja sa pacientë po trajtohen në spitale e Kosovës nga COVID-19

12:56 | 02 Prill 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treguar se në spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë me Covid-19, ndërsa në QKUK gjenden 10 pacientë.

Në njoftimin e tyre, po ashtu bëhet e ditur se në Klinikën Infektive janë 9 pacientë.

Ndërsa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 10 pacientë, 4 nga të cilët janë të konfirmuar me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Spitalet e përgjithshme nuk kanë pacientë me Covid-19, në QKUK, 10 pacientë

Në spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë nga Covid-19, kurse në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës janë të shtrirë 10 pacientë, 4 nga ta të konfirmuar me Covid-19, kurse 6 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi 3 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv, 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.

Komento: