Ja sa para do të përfitojë Milani nga miqësorja me Feronikelin

12:39 | 10 Gusht 2019

Zbulohet shuma që do të përfitojë Milani nga miqësorja me Feronikelin.

Sonte në fushën e “Fadil Vokrrit” zbret klubi më i madh që e ka vizituar ndonjëherë vendin tonë.

Prej 20:45, Feronikeli zhvillon miqësoren kundër gjigantit italian Milan, që edhe pse ka humbur shkëlqimin prej vitesh, mbetet mes emblemave më të respektuara të futbollit botëror.

Thuhet që klubi italian do të inkasojë plot 600 mijë euro për t’u realizuar kjo ndeshje.

Para përzgjedhjes së Feronikelit, kundërshtarë potencial të Milanit ishin edhe Prishtina. Gjithsesi, sonte pritet një festë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Komento: