Është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.
Ndër të tjera, pritet ndarja e mjeteve për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.
Lajmi. net mëson nga burimet e veta brenda Qeverisë së Kosovës se shuma e ndarë është 20 mijë euro.
Ndërkohë, ky veprim i tillë ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.
Kundër këtij vendimi të Haradinajt ka dal edhe bashkëkryesuesi i Ekipit Dialogues, Shpend Ahmeti.
E përveç Qeverisë së Kosovës edhe ajo e Shqipërisë ka ndarë mjete për rindërtimin e Katedrales në Francë.
Qeveria shqiptare ka ndarë hiç më pak se 100 mijë euro.