Ja sa para ka ndarë Qeveria e Kosovës për rindërtimin e Katedrales Notre Dame – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja sa para ka ndarë Qeveria e Kosovës për rindërtimin e Katedrales Notre Dame

11:26 | 18 Prill 2019

Është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Ndër të tjera, pritet ndarja e mjeteve për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Lajmi. net mëson nga burimet e veta brenda Qeverisë së Kosovës se shuma e ndarë është 20 mijë euro.

Ndërkohë, ky veprim i tillë ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Kundër këtij vendimi të Haradinajt ka dal edhe bashkëkryesuesi i Ekipit Dialogues, Shpend Ahmeti.

E përveç Qeverisë së Kosovës edhe ajo e Shqipërisë ka ndarë mjete për rindërtimin e Katedrales në Francë.

Qeveria shqiptare ka ndarë hiç më pak se 100 mijë euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!