
Kaq para pagoi qeveria Kurti për sallën e mbledhjeve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka treguar pak nga shpenzimet që ka bërë qeveria e Kosovës gjatë qëndrimit në “Hotel Sharri” në Prevallë.
Ai ka thënë se salla ku është mbajtur mbledhja sot, është paguar 150 euro.
“Unë e di që na ka kushtu 150 euro salla ku kemi qëndruar gjatë gjithë ditës. Dhe dreka e thjeshtë e ministrave me stafin mbështetës. Kemi dashur të zgjedhim një vend brenda Kosovës”, ka thënë Abazi para mediave.
Abazi ndërkaq ka thënë se të gjitha shpenzimet e qeverisë do të publikohen ditëve në vijim.