Ja sa parashihet të jetë buxheti i Kosovës për vitin 2019

18:47 | 07 Dhjetor 2018

Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur që ta votojë projekt buxhetin për vitin e ardhshëm.

Edhe pas debatit dy ditor, projektbuxheti për vitin 2019, nuk është votuar.
Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, kjo të bëhet në një datë tjetër.

“Votimi duhet të bëhet pas vendimit të ri të Kryesisë për datën kur votohet dhe deputetët do të njoftohen”, ka thënë Haliti.

Ndërkohë në Kuvend ka vazhduar debati për buxhetin. Buxheti i Kosovës për vitin 2019 parashihet të jetë 2.3 miliardë euro.

Opozita ka pasur vërejtje për mënyrën e ndarjes së buxhetit në sektorë, ndërsa pozita e ka përkrahur fuqishëm.

Ndërkaq, seanca ka vazhduar të mbahet, duke shqyrtuar kështu pikat tjera të rendit të ditës.

Komento: