Nëntë parti deri më tani i kanë dorëzuar listat në KQZ.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani kanë aplikuar nëntë subjekte politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 9 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;
2. Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;
3. Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;
4. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;
5. Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;
6. Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;
7. Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60 kandidatë për deputetë;
8. Stranka Demokratske Akcije (SDA) – 9 kandidatë për deputetë;
9. Esmir Kasi (Kandidat i Pavarur) – 1 kandidatë për deputetë;