Tuzi ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur.
Anëtarët e koalicionit të partive shqiptare kanë bërë të ditur se deri në ora 19.00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 62.42 për qind e qytetarëve të Tuzit.
Qytetarët që kanë mbetur ende pa votuar, kanë kohë deri në ora 20.00 për një gjë të tillë.
Ndryshe, në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton “Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica, raporton KP.
Tuzi ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur, më 1 shtator të vitit të kaluar.
Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.