Rinumërohen 31 për qind e vendvotimeve.
Vetëm gjatë ditës së shtunë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 134 vendvotime.
Ndërsa sipas të dhënëve të deritanishme në përgjithësi janë rinumëruar 31 për qind e vendvotimeve apo 433.
Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%”.