Ja sa persona janë infektuar me koronavirus vetëm të martën në Kinë

09:21 | 29 Prill 2020

Kina raporton vetëm 22 raste të reja me koronavirus.

Kina ka raportuar vetëm 22 raste të reja me koronavirus dhe asnjë vdekje për ditën e martë.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit 21 nga rastet janë të importuar kurse vetëm njëri është lokal nga Guangdong, në kufi me provincën e Hong Kong dhe Macau, shkruan CNN.

Lidhur me rastet e reja, janë 26 të tjera simptomatike të raportuara. Janë 993 pacientë asimptomatikë që mbesin nën kontroll gjithandej vendit.

Në Kinë numri total i rasteve të konfirmuar është 82 mijë e 858, me 77 mijë e 587 të shëruar dhe 4 mijë e 633 të vdekur.

Komento: