Ja sa persona janë vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

17:35 | 02 Nëntor 2021

Procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani janë dhënë 1 milionë e 568 mijë e 983 doza të vaksinës në të gjitha vendet e Kosovës.

Kurse, deri më sot 730 mijë e 37 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

02 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 441.

Komento: