Mësohet numëri i personave që po qëndrojnë në tenda pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri.
Ministri Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit, Bledi Çuçi bëri të ditur sot se rreth 7 400 persona janë duke u strehuar në çadra aktualisht.
Çuçi tha se në harkun e pak ditëve do të vijnë edhe disa çadra duke bërë të mundur edhe plotësimin e kërkesave më të mëdha.
Ai theksoi se ka një rritje të kërkesave për çadra dimërore kryesisht nga zonat rurale.
“Kemi 7400 veta në çadra sot, rreth 30% e tyre sipas kërkesave të paraqitura nga vet qytetarët kanë nevoje për zëvendësim”,- tha ministri.
Po ashtu, ministri Çuçi vuri në dukje se deri tani janë prishur 29 objekte të deklaruara të pabanueshme e që mund të përbënin rrezik për banorët./ATSH/