Ja sa personave sot iu bë pagesa prej 170 euro

20:27 | 25 June 2020

Janë lëshuar 170 euro edhe për 7241 persona.

Ministria e Financave sot ka lëshuar shumën prej 170 euro për 7241 persona dhe ka subvencionuar qiranë prej 50 për qind për 4191 përfitues.

Ministrja Hykmete Bajrami tha se janë në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese).

“Sot Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues (persona fizik) në shumë prej 1,230,970.00 EUR. Gjithashtu, kemi përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1,354,601.81 EUR. Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese) nga masa 3a me shumë totale 900,235.64 EUR”, ka shkruar ajo.

Komento: