Ja sa pritet të mungojë Maignana të Milani pas lëndimit me kombëtare

11:07 | 24 September 2022

Mike Maignan do t’i mungojë Francës në ndeshjen e radhës kundër Danimarkës në Ligën e Kombeve, më 25 shtator.

Portieri francez pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë dhe u zëvendësua pas pjesës së parë.

“RMC Sport” ka raportuar se Maignan ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë dhe do të mungojë një muaj.

Përveç te Franca, 27-vjeçari do jetë një mungesë e madhe edhe për Milanin.

Nëse konfirmohet mungesa e tij për një muaj, ai do t’i mungojë kampionëve italianë në disa ndeshje të rëndësishme.

Milani gjatë muajit tetor luan ndaj Empolit, Chelseat (dy ndeshje në Ligën e Kampionëve), Juventusit, Hellas Veronas, Monzas, Dinamo Zagrebit dhe Torinos.

Komento: