Ja sa raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe mediave ishin raportuar në AGK për gjatë viteve 2021- 2024

21:38 | 08 January 2025
ja-sa-raste-te-kercenimeve-ndaj-gazetareve-dhe-mediave-ishin-raportuar-ne-agk-per-gjate-viteve-2021-2024

Në Debat Plus në RTV Dukagjini janë paraqitur statistikat e kërcënimeve të gazetarëve dhe organizatave mediale ndër vite.

Udhëheqës i emisionit ka thënë se statistikat e paraqitura janë sipas raportimeve në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Në vitin 2021, kërcënime ndaj gazetarëve ishin gjithsej një rast.

Në vitin 2022, gazetari Ermal Panduri ka thënë se ishin ishin shtatë raste.

“Në vitin 2023 ishin 17 raste dhe në vitin 2024, 13 raste”, ka thënë ai duke u bazuar në statistikat e AGK-së”, ka thënë ai.

Gjithashtu janë shpalosur edhe sulmet ndaj gazetarëve ndër vite dhe kërcënimeve me jetë dhe lëndimeve të gazetarëve.

“Në 2021, tre raste, pesë raste në 2022, 20 raste në 2023 dhe shtatë raste në 2024”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket kërcënimeve me jetë ai ka thënë se në vitin 2021 janë gjashtë raste të raportuara, në 2022 asnjë rast, në 2023 gjithsejtë 11 raste dhe 2024-ën gjithsej shtatë raste”.

Kurse kërcënime kundër mediave dhe organizatave mediale ndër vite në Kosovë sipas statistikave të AGK-së, në vitin 2021 ishin tre raste, në vitin 2022 ishin dy raste, në vitin 2023 ishin gjithsej gjashtë raste dhe në vitin 2024 ishin gjashtë raste. /Dukagjini/

Komento: