Ja sa të pasur janë zyrtarët e Listës Serbe

09:09 | 10 June 2019

Pasuria e zyrtarëve të Listës Serbe, bankat të mbushura me para.

Gjatë kësaj jave, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve publik. Jo veç zyrtarët nga shteti i Kosovës kanë deklaruar pasuri të madhe, por hiç më keq nuk janë as zyrtarët e Listës Serbe të cilët poashtu kanë pasuri marramendëse.

Si ish-ministrat e shkarkuar nga kryeministri Haradinaj, ashtu edhe deputetët e kësaj partie të minoritetet serb kanë deklaruar shtëpi, banesa, toka, vetura të shtrenjta.

Por ajo që bie në sy është se shumica e zyrtarëve të ‘Srpaska’-s kanë mijëra euro të ruajtura në bankë, ku njëri prej tyre ka mbi 100 mijë euro të ruajtura në një nga bankat, shkruan Reporteri.

Dalibor Jevtiç, ish ministër për Komunitet dhe Kthim – ka deklaruar dy shtëpi, njëra në vlerë 120 mijë euro dhe tjetra 200 mijë euro (njëra nga shtëpitë në emër të bashkëshortes). Po ashtu dy pllace në vlerë të përbashkët 97 mijë euro në emër personal dhe një tjetër në emër të gruas në vlerë 15 mijë euro.

Ka deklaruar një veturë të tipit “Fiat 500” që e ka vlerësuar 8 mijë euro dhe e ka regjistruar në emër të bashkëshortes.
Ai në deklarimin e tij ka treguar se në bankë i ka 1000 euro para të gatshme sihe 1 % aksione në Telekom Serbija.

Ivan Teodosjevic,
ish ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal – ka deklaruar shtëpi familjare 120 m2 në vlerë 60 mijë euro të cilën e ka në emër të prindit
Posedon veturë në vlerë 8.500 euro të blerë në vitin 2008, ndërsa para të deklaruara në bankë ka veç 1 mijë euro.

Nenad Rikallo, ish-ministër i Bujqësisë – ka deklaruar veç një kredi në vlerë 10 mijë euro të cilën detyrohet ta shlyejë brenda tre vitesh. Ai nuk ka deklaruar pasuri tjetër, pra as prona, shtëpi, veturë apo para të ruajtura në bankë.

Goran Rakiç, kryetar i zgjedhur së fundmi i Mitrovicës Veriore (kryetar i Listës Serbe) – ka deklaruar tre banesa në vlerë të përgjithshme 95 mijë euro në emër të prindit dhe një tokë në vlerë 350 mijë euro poashtu në emër të prindit.
Posedon një veturë në vlerë 10 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2007 (e përbashkët), ndërsa ka 50 mijë euro para të gatshme të ruajtura në bankë në Beograd.

Igor Simiç, deputet – ka deklaruar banesë në vlerë 15 mijë euro dhe 4.449 euro para të ruajtura në bankë.
Ndërsa ka një kredi në vlerë 11.583 euro për ta shlyer deri më 31 janar të 2020.

Miljana Nikoliç, deputete – ka deklaruar në emër të vet banesë 56m2 në vlerë 30 mijë euro dhe dy banesa tjera në emër të prindit në vlerë të përbashkët 57 mijë euro.

Posedon veturë private të tipit Peugeot 308 në vlerë 6 mijë euro të cilën e ka blerë në vitin 2017 dhe një tjetër e ka deklaruar në emër të prindit në vlerë 3 mijë euro.
Para të gatshme të ruajtura në bankë ka hiç më pak se 32.287 euro.

Jasmina Zivkoviç, deputete – ka deklaruar objekt të biznesit 180 m2 në vlerë 100 mijë euro. Posedon veturë në vlerë 10 mijë euro të blerë në vitin 2015.
Nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme, ndërsa ka një kredi për të shlyer në vlerë 3.831 euro.

Jelena Bontiç, deputete – ka deklaruar banesë 39.50 m2 në vlerë 20 mijë euro dhe veturë në vlerë 5 mijë euro.
Para të gatshme të ruajtura në banë ka deklaruar hiç më pak se 76.676 euro, ndërsa ka dy kredi në vlerë 10 mijë euro për t’i shlyer.

Sasha Milosavljeviç, deputet – ka deklaruar dy shtëpi në vlerë të përbashkët 170 mijë euro, një vikendicë 114m2 në vlerë 150 mijë euro në emër të prindit dhe tokë në emër personal në vlerë 250 mijë euro.
Ndërsa ka deklaruar se posedon dy vetura, njërën në vlerë 18 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 9 mijë euro.
Para të gatshme ka deklaruar vetëm 1.474 euro, ndërsa thotë se ka për të shlyer një kredi në vlerë 12 mijë euro.

Slavko Simiç, deputet – ka deklaruar veturë në vlerë 7 mijë euro të blerë në vitin 2015.
Ka të ruajtura në bankë hiç më pak se 59.679 euro, ndërsa nuk ka deklaruar ndonjë shtëpi, banesë apo prone.

Srdjan Mitroviç, deputet – ka deklaruar shtëpi 180 m2 në vlerë 90 mijë euro dhe tokë në vlerë 250 mijë euro.
Ka deklaruar veturë në vlerë 4 mijë euro, dhe dy traktor, njërin në vlerë 16.500 euro dhe tjetrin në vlerë 14.500 euro.
Ky deputet ka më së shumti para të ruajtura në bankë. Sipas deklarimit në emër personal ka të ruajtura në bankë saktësisht 101.212 euro, kurse edhe 38 mijë euro para të ruajtura si të përbashkëta.
Por ky deputet ka edhe kredinë më të madhe, saktësisht ka 65 mijë euro kredi për të shlyer.

Verica Ceraniç, deputete – ka deklaruar banesë në vlerë 25 mijë euro dhe një banesë tjetër por nuk i ka vendosur çmim, si dhe tokë në vlerë 42 mijë euro.
Posedon veturë Audi A6 në vlerë 4 mijë euro, kurse ka të ruajtura në bankë 20.374 euro, kurse ka kredi për të shlyer në vlerë 8.918 euro.

Zoran Mojsiloviç, deputet – ka deklaruar se posedon dy banesa në vlerë të përbashkët 64 mijë euro, veturë në vlerë 9.400 euro.
Para të kursyera ka 15 mijë euro, kurse kredi për të shlyer ka në vlerë 10.737 euro.

Komento: