Ja sa tifozë do jenë në stadiumin ‘Vasil Levski’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja sa tifozë do jenë në stadiumin ‘Vasil Levski’

20:42 | 10 Qershor 2019

Tashmë pritet të fillojë ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës do kërkojë fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Evropian, teksa sot përballet me Bullgarinë në Sofje.

Ndeshja e cila starton nga ora 20:45, ka zgjuar interesim të madh për ‘Dardanët’, të cilët kanë marrë rrugën drejt kryeqytetit bullgarë dhe do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit nacional ‘Vasil Levski’.

Raportimet e fundit tregojnë se 600 tifozë të Kosovës do ta mbështesin nga afër skuadrën e Bernard Challandes sonte.

Ndërkohë, sipas lajmeve të fundit nga Bullgaria në shkallët e stadiumit pritet të jenë të pranishëm rreh 8 mijë tifozë.

Shifër jashtëzakonisht e ulët, duke marrë parasysh se kapaciteti i stadiumit ka vend për 43 mijë sosh.

Rezultatet e dobëta të kombëtares bullgare kanë ndikuar që interesimi të jetë i ulët, pasi në tre ndeshjet e fundit kanë marrë dy barazime dhe një humbje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!