Ja sa tifozë të Kosovës do të jenë të pranishëm në takimin kundër Bullgarisë

15:08 | 09 June 2019

Kosova përballjen e radhës do ta ketë me Bullgarinë.

Nesër Kosova zhvillon ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin nacional “Vasil Levski National Stadium”.

Sipas informacioneve zyrtarë nga UEFA të siguruara nga Indeksonline, në stadium do të jenë 5000 shikues, ku 600 do të jenë shqiptarë. 150 tifoz shqiptarë kanë udhëtuar nga Anglia në Bullgari për të përcjellë ndeshjen .

Kurse 70 gazetarë janë të akredituar për të përcjellë këtë ndeshje.

Bullgaria mban konferencë sot në ora 17:15 sipas kohës së Bullgarisë por jo në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Kurse konferenca e Kosovës është nga ora 18:30 në stadiumin ku zhvillohet ndeshja.

Stërvitja e përfaqësues sonë është nga ora 19:00

Komento: