Ja sa ushtarë të rinj do t’i bashkohen FSK-së

11:22 | 22 February 2019

650 ushtarë të rinj do t’i bashkohen FSK-së, s’ka vende të rezervuara për serbët

Pas miratimit në Kuvend të tri projektligjeve që lidhen me zgjerimin e përgjegjësive të FSK-së, për herë të parë është hapur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj, shkruan Lajmi net.

Ushtria e re e Kosovës do t’i ketë rreth 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

E konkursi do të qëndrojë i hapur deri sot në orën 15:00.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Siç ka bërë të ditur ai, në këtë fazë të rekrutimit pritet të pranohen rreth 650 ushtarë të rinj të FSK-së.

“Konkursi do të qëndrojë i hapur deri sot në orën 15:00 dhe do të pranohen rreth 650 ushtarë të rinj”, ka thënë ai.
Po ashtu, Shala ka thënë se nuk do të ketë vende të rezervuara për komunitetin serb apo komunitet tjera joshumicë.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës miratoi tri projektligjet për FSK-në më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, e sidomos të NATO-s, sipas të cilëve kjo nuk ishte koha e duhur për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Në ndërkohë, siç parashihet përmes ligjeve, tanimë Ministria e FSK-së është transformuar në Ministri të Mbrojtjes.

Komento: