Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.
Deri në orën 16:00 të ditës së sotme janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve.
Sipas të dhënavë të pasditës së diele janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.
“Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka përfunduar Elezi.