Është bërë i ditur numri i vendvotimeve të rinumëruar deri tani.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në fund të kësaj jave ka përfunduar rinumërimin e 36% të vendvotimeve nga më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve sa janë paraparë të rinumërohen.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar për procesin e rinumërimit deri në ditën e diel.
“Deri të dielën në orën 16:00 janë rinumëruar 499 vendvotime apo rreth 36%”.
Aktualisht KQZ-ja duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.