Cilat janë shenjat klinike të koronavirusit dhe çfarë duhet të bëni.
Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Këtë duhet ta bëni përmes numrit të telefonit 038 200 80 800. Mos shkoni tek mjeku pa i pasur shenjat klinike dhe pa telefonuar në këtë numër
Disa pacientë mund të kenë dhimbje të fytit, rrjedhje nga huna ose diarre. Zakonisht këto simptoma janë të buta dhe fillojnë gradualisht, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Disa njerëz infektohen me virusin, por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk shfaqin ankesa. Shumica prej njerëzve të prekur, rreth 80 për qind shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.
Rreth 1 në 6 persona që preken nga koronavirusi sëmuren rëndë dhe zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës, diabeti, kanë më shumë mundësi t’iu rëndohet gjendja nga koronavirusi.
Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Këtë duhet ta bëni përmes numrit të telefonit 038 200 80 800. Mos shkoni tek mjeku pa telefonuar në këtë numër. /Gazeta Shneta