Ja si do ta ndal Milani hovin e Ronaldos

22:58 | 15 Janar 2019

Milani po përgatitet për t’u përballur me Juventusin në sfidën e vlefshme për Superkupën e Italisë, ndërsa trajneri Gattuso përveç se me bardhezinjtë, duhet të bëjë llogaritë edhe me zërat e merkatos.

Në konferencën për shtyp të organizuar pasditen e sotme, tekniku i Milanit ka folur për gjendjen e skuadrës para sfidës kundër skuadrës nga Torino, por e ka pasur të pamundur t’u shmanget pyetjeve që lidhen edhe me Ronaldon.

Çfarë skuadre dëshironi të shihni nesër në fushë?

Të njëjtin Milan që u përball me Juven rreth 8 muaj më parë. Skuadër që luan pa frikë dhe në fushë të hapur. Do të vuajmë shumë, por nuk dua të shoh lojtarë që dorëzohen sapo bëjnë gabimin e parë. Nëse do të luajmë me kokën lart, jam i sigurt se do të vëmë në vështirësi Juventusin.

Si mendoni se mund të ndalet Ronaldo?
Me organizimin si skuadër dhe me aftësitë individuale të lojtarëve që do të përballen direkt me të. Ronaldo tani nuk bën më show në fushë, por sulmon me vrull dhe me objektivin për të shënuar.

Është një kampion i madh, një makineri perfekte, për të cilin mosha ka ndaluar dhe kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit”, ka thënë Gattuso.

Komento: