Ja si do të përcaktohet presidenti i ri i Maqedonisë Veriore – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja si do të përcaktohet presidenti i ri i Maqedonisë Veriore

08:02 | 22 Prill 2019

Maqedonia e Veriut dje ka pasur zgjedhje.

Shefi i shtetit të Maqedonisë së Veriut do të përcaktohet në garën e balotazhit, pasi dy kandidatët që morën më së shumti vota, nuk arritën të kalojnë pragun prej 50 për qind, në mënyrë që të fitonin qysh në raundin e parë.

Pas numërimit të 97.55 për qind të votave nga Komitetit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski ka fituar 42.72 për qind ose 316.716 vota.

Kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë 42.58 për qind ose 315.651 vota, derisa kandidati i pavarur, mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka ka marrë 10.35 për qind ose 76.697 vota.

Sipas KSHZ-së, nga numërimi i 97.55 për qind të votave janë gjithsej 32.295 vota të pavlefshme ose 4.36 për qind, derisa të drejtën e votës e shfrytëzuan 42.03 për qind ose 741.349 qytetarë. Ndryshe, Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova do të garojnë në balotazh më 5 maj, ku do të dihet se cili prej tyre do të marrë besimin për postin e presidentit të ri

Komento: