Ja si duket beli i Tea Trifonit kur nuk përdor ‘photoshop’

23:41 | 02 Gusht 2021

Ish konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen” thuajse nuk kalon ditë pa postuar ndonjë imazh apo video në instagram.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ndaj ka arritur të bëjë një numër të madh ndjekësish të cilët e përcjellin atë tani edhe në përditshmëri.

Jo rrallë herë Tea është akuzuar për përdorimin e tepërt të photoshopit, gjë që ia kanë zbuluar paparacit me fakte.

Ndërsa sot ka sjellë një instastory ku shfaqet me një fustan ngjyrë portokalli dhe vërehet dukshëm se beli i Teas nuk është i ngjashëm askund me imazhe që i poston të edituara në instagram.

Kujtojmë që Tea i ka dhënë fund lidhje me Beartin para disa muajve.

Komento: