Ja si e komenton Kurti rikthimin e Shpend Maxhunit në polici

15:58 | 21 Nëntor 2019

Shpend Maxhuni pritet të rikthehet në polici.

Dy javë pas dorëheqjes nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni e ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në Policinë e Kosovës.

Maxhuni të mërkurën i është drejtuar Policisë së Kosovës me kërkesë zyrtare që të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni.

Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai tha se duhet të sqarohet saktësisht se pse dha dorëheqje Maxhuni nga pozita e kreut të AKI-së.

Kurti tha se e përshëndet dorëheqjen e tij, por jo edhe dekoratën që mori ditë më parë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Komento: