Ja si e quan Latifi slogonin e LDK-së ”Shteti shtet”

19:50 | 24 Janar 2021

Latifi flet për sloganin ”Shteti shtet”.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit. Partia e Isa Mustafës kërkon votën e qytetarëve nën moton ‘Shteti Shtet”.

Ndaj këtij slogani ka reaguar profesori Blerim Latifi. Sipas Latifit “shteti shtet” është fjali e cila nuk thotë asgjë.

“Sllogani i LDK-së: Shteti shtet. Për pak me bo shteti n’shtet. Ku po i gjajnë more këto mendje kaq kreative? “Shteti shtet” nuk thotë asgjë. Siç nuk thotë, ta zëmë, rrethi rreth, njeriu njeri, katrori katror. Logjika këto i quan tautologji, fjali të zbrazta, fjali që duke synuar të thonë gjithçka, në fakt nuk thonë asgjë.”, shkroi Latifi në Facebook.

Komento: