Muaj më parë Republika e Kosvoës është bërë më ushtri.
Por Vojislav Sheshel e konsideron si të “rreme” ushtrinë e Kosovës.
Lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel e konsideron si të “rreme” ushtrinë e Kosovës dhe thotë se ajo është krijuar vetëm sa për të thënë se ekziston një ushtri.
“Çfarë ushtrie kanë formuar ata? Vetëm e kanë emëruar ashtu që të thonë se kanë ushtri”, deklaroi Sheshel për mediat serbe.
“Edhe amerikanët kanë thënë se ju nevojiten 10 vjet për ta shndërruar në ushtri. Edhe pse amerikanët u kanë dhënë menjëherë armatim, nuk është ndonjë armatim i madh. Janë automjete luftarake, për automjete të tilla mjafton një zollë”, shtoi ai.
Lideri i Partisë Radikale serbe ka theksuar se nuk pendohet për mbështetjen ndaj Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.