Ja si e quan Surroi, iniciativën për Tribunal Ndërkombëtar për dëmet serbe

22:01 | 22 May 2019

Po kërkohet formimi i Tribunalit për dëmet që serbët bënë në Kosovë,.

Iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për dëmet serbe, sipas shkrimtarit dhe publicistit, Veton Surroi, përveç mosnjohje, është tallje dhe mashtrim për çështjen e dëmeve.

Surroi në Rubikon tha se qasjen joserioze ndaj kësaj teme e tregon edhe fotografia e prezantuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

“Themelimi i Tribunalit dhe i quajtur ndërkombëtar nga Kosova është jo vetëm tallje dhe mosnjohje, por është edhe një lloj mashtrimi për kauzën e dëmeve e zbardhjes së dëmeve”, ka thënë ai.

“Në vend të këtyre çështjeve, të cilat janë humbje kohe dhe energjie, na bëjnë që të na shohin si tallje në botë, duhet ndërmarrë një veprim më serioz, dhe ky është dokumentimi, përmbledhja në një qendër të dëshmive për dëmet dhe pastaj inicimi, qoftë përmes dimensionit politik ose ligjor të përgjegjësisë“, ka deklaruar.

“Përgjatë 4000 ditëve të pavarësisë, Kosova nuk ka gjetur një ditë të flasë me Serbinë për përgjegjësinë e shtetit për shkatërrimet në Kosovë, për njëherë i ra ndërmend të themelojë një Tribunal. Kjo tregon nivelin e joseriozitetit”, ka shtuar ai.

Komento: